Taylor Swift triumfon në “Billboard Music Awards”

18/05/2015 00:00

Taylor Swift ka qenë triumfuesja e madhe e “Billboard Music Awards”, duke rrëmbyer 7 çmime, përfshi edhe atë të “Artistes më të mirë”.

Teksa është ngjitur në skenë për të rrëmbyer çmimin “Top 200 Album”, Taylor ka thënë: “Jam shumë e lumtur që fitoj këtë çmim për albumin “1989”. Ne sollëm diçka ndryshe dhe të gjithë ju e mbështetët këtë ndryshim. Ju dua shumë”.

Përsa i përket grupit One Direction, ata kanë rrëmbyer çmimin si “Grupi më i mirë”, të cilin ia kanë dedikuar ish-anëtarit të grupit, Zayn Malik. Liam Payne ka falenderuar fansat dhe më pas ka thënë: “Eshtë një tjetër person me të cilin do donim ta ndanim këtë çmim dhe bëhet fjalë për vëllain tonë, Zayn”.

Lista e plotë e fituesve të “Billboard Music Awards”:

1. Taylor Swift- “TOP ARTIST”, “TOP BILLBOARD 200 ARTIST”, “TOP FEMALE ARTIST”, “TOP DIGITAL SONGS ARTIST”, “TOP BILLBOARD 200 ALBUM”, “TOP STREAMING SONG (VIDEO)”, “BILLBOARD CHART ACHIEVEMENT AWARD” (e votuar nga fansat)

2. One Direction- “Top Duo/Group” dhe “Top Touring Artist”

3. Iggy Azalea – “Top Rap Song” dhe “Top Rap Artist”

4. Sam Smith – “Top Male Artist of 2015”

5. John Legend – “Top Radio Song”

6. Meghan Trainor – “Top Hot 100 Song”

7. Florida Georgia Line – “Top Country Artist”

8. Justin Bieber – “Top Social Artist”

9. Pharrell Williams – “Top R&B Artist”

FOTO GALERI
1/4
Taylor Swift merr një nga shtatë çmimet

Top Channel