FRD prezanton kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak

18/05/2015 00:00

Partia Fryma e Re Demokratike prezantoi të hënën kandidatët për Këshillin Bashkiak, që sipas kreut të kësaj partie, Bamir Topi, janë “njerëz seriozë e të zgjedhur me kujdes”.

“Listën e kandidatëve tanë e kryeson Mirela Bogdani. Këto janë zgjedhje administrative për t’i dhënë mundësi administratës dhe këshillave bashkiakë që të administrojnë me profesionalizëm jetën e banorëve, në zonat rurale dhe urbane. Tirana ka specifikat e veta si një qytet me 1 milion banorë dhe është pikë referimi për të gjithë qytetet e tjera”, u shpreh Topi.

Topi bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliajn.

“Ne kemi interesat tona politike, por këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me interesin politik, por sepse ASHE-ja është aleancë për qytetarët”, tha kreu i FRD-së.

Top Channel