Inspektimet ndaj lojërave të fatit, kontroll edhe adresave sekondare

18/05/2015 00:00

Pavarësisht se prej tetorit të 2013-s deri më sot janë kryer qindra kontrolle, kanë nisur procedime penale dhe janë vendosur gjoba, subjektet e lojërave të fatit i rikthehen aktivitetit në mënyrë të paligjshme.

Sipas raportit më të fundit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, konstatohet se janë kryer “637 ekspertime teknike për makinat e lojërat e fatit, të konfiskuara nga këto organe, nëpërmjet të cilave evidentohet me fakte përdorimi i makinave elektronike nga personat apo subjektet në procedim penal”.

Kjo njësi ka intensifikuar kontrollet dhe vetëm në gjashtë javët e fundit ka identifikuar 362 adresa sekondare lojërash fati në 17 qytete. Gjithashtu, janë konstatuar shkelje në 87 adresa sekondare dhe janë vendosur 9 gjoba, me vlerë totale 45 mijë dollarë.

Top Channel