Duma, në lagjen nr. 12 në Durrës: Të bëjmë një qytet me dashuri

18/05/2015 00:00

Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, u zotua për të bërë një qytet me dashuri. Gjatë takimit me banorët e lagjes 12, znj. Duma bisedoi lidhur me menaxhimin e qytetit, duke i shtuar qytetit jo më shpenzime për luks, poër shpenzime që ka nevojë.

“Unë them që të shkojmë me këtë frymën e mirë. Çfarë është bërë mirë, shyqyr që është bërë. Ti shtojmë qytetit, sepse ka shumë nevoja të tjera. Unë them se do bëjmë një qytet me dashuri, siç keni bërë ju të gjithë kangjellat tuaja”, tha Duma.

Znj. Duma bashkëbisedoi me një piktor të qytetit, i cili kërkoi rivitalizimin e Amfiteatrit të Durrësit.

Top Channel