Ahmetaj: Gjirokastra, kthim në identitet. Investime për rindërtime

18/05/2015 00:00

Koalicioni i majtë premton rikthimin e Gjirokastrës në identitet përmes lyerjes së lagjeve muzeale, dhënies së përparësisë turizmit kulturor dhe kulinarisë, si dhe integrimit me zonat rurale.

Për ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ka takuar banorë të këtyre lagjeve, i shoqëruar nga kandidatja e majtë për këtë qytet, pedonalja dhe unaza që do të ndërtohet në qytetin e gurtë do të rrisin numrin e turistëve që e vizitojnë atë.

“Bërja e unazës do t’i kthejë qytetit të vjetër pastërtinë dhe madhështinë e dikurshme. Jam i bindur që projekti i Zamirës jo vetëm që është projekt fitues elektroralisht, po është projekt fitues për qytetarët e Gjirokastrës. Projekti ka në qendër qytetin e Gjirokastrës, kthimin e lavdisë së dikurshme, në një destinacion turizmi dhe kthimin e gjithë zonave agro-bujqësore në funksion të turizmit. Qoftë dhe të turizmit kulinar, që në informacionin që marrim, ka filluar të kthehet në një tërheqje për turistët vendas dhe të huaj”, tha ministri Ahmetaj.

Top Channel