Adhuruesit, homazhe për BB King në “Walk of Fame”

18/05/2015 00:00

Çdo ditë qindra adhurues të BB King, i cili ndërroi jetë ditë më parë, bëjnë homazhe te ylli i tij në “Walk of Fame”. “Mbreti i Blues”, si është konsideruar King, vdiq në moshën 89-vjeçare në Los Angeles.

Kurora me lule dhe kartolina me fjalët më të ndjera për ish-këngëtarin, vihen pranë yllit të tij në Los Angeles. BB King kishte lindur në Mississipi, ndërsa karrierën muzikore e nisi në vitet ’40.

Kohët e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se vuante nga diabeti.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel