Hije trukimi për Galatasaray-n, portieri lejon të futet goli

18/05/2015 00:00

Sfida e kampionatit turk mes Genclerbirligi-t dhe Galatasaray-t dyshohet se ka qenë e trukuar. Shkak për këtë, është bërë reagimi i portierit të Genclerbirligi-t, Ferhat Kaplan pas gjuajtjes së ish-mesfushorit të Inter-it, Wesley Sneijder.

Pas gjuajtjes së dobët të Sneijder-it, Ferhat tërheq krahun duke lënë që topi të përfundojë në rrjetë. Pas kësaj fitore, Galatasaray është tre pikë para Fenerbahce-s në krye të klasfikimit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Presidenti i Genclerbirligi-t, Ilhan Cavcav ka mohuar akuzat për trukim të ndeshjes, ndërsa ka thënë se portieri i skuadrës, Ferhat është një djalë i sinqertë, me karakater dhe që nuk bëhet pjesë e këtyre “lojërave”.

Top Channel