“Bëji të pastrehët të buzëqeshin”

18/05/2015 00:00

“Make the Homeless Smile”, apo “Bëji të pastrehët të buzëqeshin”. Kjo është një nga tendencat, që po përhapet më së shumti në internet.

Të rinj, që duan të ndryshojnë sadopak botën, e të bëjnë njerëzit të buzëqeshin. Ata nuk luftojnë për disa klikime në Youtube, por dëshirojnë të ndihmojnë të tjerët, videot të shpërndahen sa më shumë, të frymëzojnë njerëz dhe të përhapet si nismë në të gjithë globin.

Ishin 3 të rinj, anëtarë të grupit “Histori të Vërteta ASA” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët postuan të parët një video emocionuese, ku shfaqeshin duke dhuruar ushqime, ujë, parà dhe rroba për të pastrehët e qytetit të tyre.

E nuk mund të mungonte edhe Shqipëria në këtë nismë. Para disa ditësh, 4 të rinj realizuan për herë të dytë një fushatë të ngjashme, “Make the Homeless Smile in Albania”.

Ne të gjithë kemi parë tendenca të ndryshme, si “Harlem Shake”, “Planking” apo fushata të tjera, por kjo është diçka ndryshe, është një nismë që bën diferencën.

Top Channel