Kolumbi, mbi 50 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

19/05/2015 00:00

Më shumë se 50 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa nuk dihet fati i shumë të tjerëve, pas rrëshqitjeve të tokës në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë.

Presidenti Juan Manuel Santos tha se, autoritetet ende nuk e dinë numrin e saktë të personave të humbur.

Si pasojë e shirave me intensitet të lartë, lumi Liboriana në qytetin e Salgar, doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa një pjesë e madhe e një fshati u shkatërrua plotësisht nga rrëshqitjet e tokës. 

Ekipet e shpëtimit dhe banorët që i mbijetuan fatkeqësisë vazhdojnë kërkimet me shpresën për të gjetur persona të mbijetuar.

Pasi vizitoi zonën e goditur nga fatkeqësia natyrore, Presidenti Santos shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe premtoi për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara.

Top Channel