Vlorë, tragetit “Red Star” nuk i lejohet të ankorohet në port

19/05/2015 00:00

Trageti “Red Star”, me rreth 200 pasagjerë dhe 50 makina në bord, nuk është lejuar të ankorohet në Portin e Vlorës, mëngjesin e së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kapiteneria e Portit, e cila ka saktësuar se, trageti në fjalë nuk ka qenë i planifikuar për lëvizje.

Sipas informacioneve të fundit, “Red Star”, i nisur nga Brindizi, aktualisht ndodhet disa milje larg hyrjes së portit.

Top Channel