Dako në Sukth: Në fshat, investime si në Durrës

19/05/2015 00:00

“Në fillim të vitit 2016 fillojmë punën për rikonstruksionin e rrugës kryesore që përshkon zonën e Sukthit dhe lidh autostradën me bregdetin, do të hapim qendra sociale për njerëzit në nevojë dhe do të zhvillojmë bujqësinë e zonës”.

Këto kanë qenë angazhimet për mandatin tjetër që ka marrë përsipër kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, përpara banorëve të Sukthit.

“Nuk mund të shfrytëzojmë tokën nëse nuk u japim fermerëve infrastrukturë. Na duhet një infrastrukturë rrugore jo vetëm për rrugët kryesore, por edhe për ato dytësore. Ata e hedhin poshtë prodhimin sepse nuk kanë rrugë. Në këtë zonë prodhimet më të mira janë perimet, por ne duhet t’u japim mbështetje fermerëve të kësaj zone, për zhvillimin e bujqësisë”, deklaroi Dako.

Gjatë takimit elektoral, Dako foli për trefishim të sasisë së ujit të pijshëm në zonë, projekte për bujqësinë, si dhe hapjen e një qendre për gratë e dhunuara.

Top Channel