Shkaktoi faull ndaj Reus, ndiqet penalisht lojtari i Dynamo Dresden

19/05/2015 00:00

Policia gjermane ka hapur një çështje penale ndaj futbollistit Dennis Erdmann, i cili ka shkaktuar një faull të rëndë ndaj Marco Reus në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë, në 3 marsin e këtij viti.

Sipas gazetës ‘Bild’, policia mendon se faulli nuk ishte brenda kufijve sportivë, por një sulm i paramenduar me qëllim përjashtimin e lojtarit të Borussia Dortmund nga ndeshja.

Erdmann, goditi me gju në kofshë sulmuesin, kur topi ishte larguar nga Reus, i cili u largua nga fusha i dëmtuar.

Gjithsesi, Reus ka kërkuar që kjo çështje të mbyllet dhe nuk ka bërë denoncim ndaj Dennis Erdmann.

Top Channel