Mashtrojnë 12-vjeçaren, ndalohen tre adoleshentë

19/05/2015 00:00

Tre adoleshentë kanë mashtruar një të mitur, duke i marr një sasi lekësh. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit.

Sipas bluve të këtij qyteti, janë ndaluar 15-vjeçarët me inicialet G. B., G. P., dhe S. P.

Ata u ndaluan pas kallëzimit të nënës së 12-vjeçares, V. H. nga Elbasani. Sipas saj, nëpërmjet kanosjes, të rinjtë i kanë marrë një sasi lekësh vajzës.

Top Channel