Beyonce dhe Minaj publikojnë videoklipin e ri

19/05/2015 00:00

Beyonce Knowles dhe Nicki Minaj kanë publikuar videoklipin e këngës së tyre të re.

Mbrëmjen e kaluar, dy yjet e muzikës botërore, kanë prezantuar këngën me titull ‘Feeling Myself’, përmes kompanisë së Jay Z, ku përfshihen shumë momente të Nicki dhe Beyonce teksa argëtohen në Festivalin e Muzikës Coachella, i organizuar në muajin prill.

Videoja e këngës, e cila do të jetë pjesë e albumit të Nicki Minaj me titull ‘Pinkprint’, mund të shihet e plotë duke u regjisturar në Tidal, ku priten të publikohen dhe shumë video të tjera të artistëve të mëdhenj.

Top Channel