Sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s do të jetë në Tiranë

19/05/2015 00:00

Vitin e ardhshëm, sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s do të zhvillohet në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti socialist Pandeli Majko, në profilin e tij në Facebook.

“Tashmë është zyrtare. Vitin që vjen në Tiranë do të zhvillohet sesioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s me praninë e mbi 700 pjesëmarrësve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Sapo u kthyem nga Budapesti, nga sesioni i radhës i Asamblesë, me kolegët Topalli dhe Qefalia, të shoqëruar me ndjenjat e dashamirësisë hungareze, e njohur dhe e vjetër për shqiptarët”, shkruan Majko.

Top Channel