Situata në Maqedoni, DASH:  Liderët politikë të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës aktuale

19/05/2015 00:00

Për situatën më të fundit në Maqedoni ka reaguar këtë të martë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes zëdhënësit të tij, Jeff Rathke.

Zoti Rathke theksoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet në Maqedoni dhe “së bashku me partnerët europianë janë në bisedime të ngushta me qeverinë dhe liderët politikë për të shprehur shqetësimet mbi krizën aktuale politike”.
 
Zëdhënësi I DASH, teksa u kërkoi të gjitha palëve në Maqedoni “të respektojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga dhuna”, përshëndeti vendimin e javës së kaluar të qeverisë maqedonase për të zëvendësimin e ministrave dhe zyrtarëve të implikuar.
 
Zoti Rathke theksoi se “liderët e Maqedonisë duhet të punojnë sëbashku dhe të angazhohen në dialog mbi çështje që ekzistojnë aktualisht, përfshirë reformat e domosdoshme dhe zgjidhjen e krizës aktuale politike.

Top Channel