Renditja në fletën e votimit: të pavarurit, të parët; Kosova i treti dhe Veliaj i gjashti

19/05/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin e renditjes së kandidatëve për Bashkinë e Tiranës në fletën e votimit.

Kështu, të parët në listë janë kandidatët e pavarur Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri, përkatësisht i pari dhe i dyti.

Renditja vijon me kandidatin e Partisë Demokratike, Halim Kosova (i treti); Dhimitër Muslia, i mbështetur nga Partia Kristian-Demokrate; Arben Tafaj dhe i gjashti kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Erjon Veliaj.

Top Channel