Familjarët e kosovarëve të “Kumanovës”, të mërkurën në protestë

19/05/2015 00:00

Familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së, të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, do të protestojnë të mërkurën përpara selisë së qeverisë së Kosovës.

Ata kanë disa kërkesa:

-Që institucionet e Kosovës sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që “po torturohen nga regjimi sllavo-maqedonas dhe servilët shqiptarë” në institucione.

-Që qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete për identifikimin dhe sjelljen e trupave “që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni”.

“Ne protestojmë ndaj institucioneve tona, që për më shumë se një javë qëndrojnë indiferentë ndaj qytetarëve të tyre, të cilët vriten, rrihen e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë. Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklaratave të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quajnë terroristë ish-luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni”, thuhet më tej në një reagim të përbashkët.

Top Channel