Zogj në hell… ja si t’i piqni?

19/05/2015 00:00

Harroni hellin e zakonshëm kur të shihni këtë foto. Një krijim me mjete rrethanore mjaft praktik dhe inovativ. Një zjarr me dru, dhe dy zogj pule që piqen mbi të.

Por nuk ka njeri që të rrotullojë hellin. Druri zgjatet deri në lumë, dhe në pjesën fundore është krijuar me degët e pemëve, ku janë fiksuar direkë, të cilët rrotullohen nga rrjedhja e ujit. Dhe zogjtë piqen vetë.

Sipas Daily Mirror, nuk dihet se ku është bërë kjo foto, por mendohet të jetë në SHBA.

Top Channel