Trafikonin shqiptarë drejt SHBA-së, 7 të akuzuar dërgohen për gjykim

19/05/2015 00:00

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për shtatë persona që dërgonin në mënyrë të paligjshme njerëz në SHBA. Dosja është dërguar për gjykim.

Sipas prokurorisë, nëpërmjet pagesës prej 20-25 mijë dollarësh, ata kanë dërguar në mënyrë klandestine në SHBA, nëpërmjet kufirit me Meksikën 480 shtetas shqiptarë, vetëm gjatë vitit 2013.

Rruga e kalimit tranzit ishte nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumente bullgare. Me pas, nga Bullgaria udhëtonin për në Spanjë e më tej në vendet e Amerikës Qendrore, kryesisht në Nikaragua, Honduras, Guatemalë, Meksikë dhë në fund, në destinacionin final, SHBA.

Gjashtë prej të akuzuarve; Enver Karaj, Fatmir Bakalli, Fatos Fasko, Durim Koxha, Nikoll Kolaj dhe Fatmir Flaga janë nga Tirana, ndërsa Nertil Previzi nga Struga e Maqedonisë.

Top Channel