Edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Torino

19/05/2015 00:00

Edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Torino mblodhi edhe këtë vit vizitorë të shumtë e botues nga e gjithë bota. Llogaritet që këtë vit në Panair ka pasur një shtim të mëtejshëm të vizitorëve, të cilët kanë arritur në rreth 341 mijë.

Sipas gazetës ‘La Stampa’, Shqipëria është vendi me të cilin janë mbyllur më shumë kontrata për blerjen e të drejtave të autorit.

Për të tretin vit rresht, falë angazhimit të madh të Qendrës së Kulturës Shqiptare, në Panair ështe e pranishme edhe letërsia shqiptare me një hapësirë ekspozuese.

Gjatë ditëve të Panairit janë organizuar disa takime me autorë shqiptarë. Ornela Vorpsi prezantoi librin e saj të fundit, “Udhëtim përreth nënës”, të botuar fillimisht në gjuhën frënge. Shkrimtari Fatos Kongoli zhvilloi një takim me lexuesit, gjatë të cilit u prezantua përkthimi në italisht i romanit të tij “Jeta në një kuti shkrepësesh”.

Publiku ndoqi me interes edhe takimin mbi udhërrëfyesin turistik ‘Tirana e Albania’, i hartuar nga antropologu Francesco Vietti dhe drejtuesi i i Qendrës së Kulturës Shqiptare në Torino, Benko Gjata.

FOTO GALERI
1/5
Fëmijë të emigrantëve shqiptarë bëjnë foto me flamurin

Top Channel