PS: Basha, kryebashkiaku më i paaftë në historinë e Tiranës

19/05/2015 00:00

Partia Socialiste ka kritikuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke e quajtur kryebashkiakun më të paaftë që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti.

“Asnjë kryetar bashkie nuk ka qenë kaq i paaftë sa Basha. Në një kohë kur rrugët e kryeqytetit kishin nevojë më shumë se kurrë për investime, Luli ka përdorur vetëm 54% të fondit, duke lënë 8 milionë dollarë pa përdorur”, tha Ervin Bushati.

“Ndërhyrja për rehabilitimin e rrugëve do të jetë një premtim i mbajtur i administratës së re të bashkisë”, shtoi Bushati.

Top Channel