ILDKP, kallëzim penal dhe gjoba për 20 zyrtarë. Lista e të ndëshkuarve

19/05/2015 00:00

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht dhe gjobitur 20 zyrtarë të administratës “për veprën penale që ka të bëjë me refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

ILKDP njoftoi zyrtarisht këtë të martë se veç kallëzimit për ndjekje penale ndaj 20 zyrtarëve, të paraqitur në prokurori, do të informojë dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore ndaj zyrtarëve të ndëshkuar, lista e plotë e të cilëve vijon si më poshtë:
 
-Adriatik Kaloshi, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Besnik Bishanaku, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Hasan Zane, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Hristo Çavo, doganier, Drejtora e Përgjithshme e Doganave;
-Adela Abazi, Drejtore, Ministria e Punëve të Brendshme;
-Ermal Topalli, Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;
-Dritan Manaj, Kryetar i Degës së Shoqërive Publike tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
-Xhevahir Bilja, Kryetar i Komunës Cudhi;
-Ahmet Dede, Kryetar i Komunës Ujmisht;
-Gjovalin Gjoni, Kryetar i Komunës Ungrej;
-Gani Allushi, Kryetar i Komunës Zall-Herr;
-Genc Drita, Kryetar i Komunës Bërzhitë;
-Rexhep Derveni, Kancelar te Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë;
-Leonard Mene, Përgjegjës Sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Jonito Selimaj, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Haxhi Dybeli, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Blendi Seferi, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Gertian Rushi, Përgjegjës Sektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Aleksandër Qafa, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Anila Haxhiu, Drejtuese, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier.

Top Channel