Paltrow: Ndjehem më mirë se 20 vite më parë

19/05/2015 00:00

Ajo është një nga figurat për t’u pasur zili në Hollywood pasi edhe femrat sa gjysma e moshës së saj nuk kanë një trup aq të tonifikuar sa Gwyneth Paltrow.

Në numrin e fundit të revistës ‘Women’s Health’, Paltrow ka zbuluar jo vetëm sekretet e palestrës, por edhe trupin e saj në superformë për kopertinën e kësaj reviste.

Pas lindjes së dy fëmijëve, 42-vjeçarja e pëlqen trupin e saj më shumë se kurrë më parë, duke thënë: “Tashmë ndjehem më mirë në një vaskë, sesa ndjehesha 20 vite më parë”.

Aktorja gjithashtu ka folur rreth rutinës së saj të përditshme dhe përsa i përket ushqimit, ajo ka thënë se në drekë konsumon një sallatë të shoqëruar me fileto pule, ndërsa në darkë çfarë të dëshirojë, pasi të nesërmen, kaloritë e fituara i djeg në palestër.

Top Channel