Nishani dekoron me “Nderi i Kombit” Universitetin Fan Noli

19/05/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar këtë të martë Universitetin Fan Noli të Korçës me titullin “Nderi i Kombit”.

Në një ceremoni të posaçme, ku veç kreut të shtetit ishin të pranishëm rektori i universitetit Gjergji Mero, akademikë dhe studentë, Nishani dorëzoi dekoratën, që është dhe një ndër titujt më të lartë të vendit.

Presidenti Nishani shprehu konsideratën e tij për punën e këtij universiteti dhe Korçën, pasi sipas tij qytetaria që ka ky qytet jep një dimension të veçantë.

Ai theksoi se, detyra më e madhe e një individi, pavarësisht statusit që gëzon në shoqëri, është të japë sa më shumë vlera.

Më tej, Nishani u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces që kalon në disa etapa.

Titulli “Nderi i Kombit” iu dha Universitetit Fan Noli me motivacionin: “Kontribut të shquar në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave”.

Top Channel