“Kumanova”, Avokati i Popullit: Të paraburgosurit janë keqtrajtuar

19/05/2015 00:00

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, ka informuar se zyra e tij posedon dëshmi për keqtrajtimin dhe torturimin e të paraburgosurve lidhur me rastin e Kumanovës.

Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm disa nga të arrestuarit dhe se për disa prej tyre ende nuk dihet se në ç’gjendje janë.
 
Avokati i Popullit në Shkup ka bërë të ditur se, nga e premtja e kaluar, institucioni i tij përballet me pengesa nga Drejtoria e Burgut të Shkupit. Për këtë, Mehmeti ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë.

Top Channel