Ngjitja në Kategorinë Superiore, FSHF nis inspektimet e stadiumeve

19/05/2015 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur inspektimet për gjendjen e stadiumeve të Pukës dhe Ballshit. Sipas një njoftimi të FSHF-së, inspektimet kanë nisur pas përfundimit të sezonit 2014- 2015 për Kategorinë e Parë, ku Tërbuni dhe Bylisi arritën të ngjiteshin në Kategorinë Superiore.

Këtë të martë grupi i punës ka qenë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Sektori i Licensimit bëri kontrollin e infrastrukturës, kushteve ligjore dhe administrative për klubin e Tërbunit, ndërsa të mërkurën inspektimi do të kryhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Kontrolli ka si qëllim caktimin e detyrave dhe kritereve që duhen plotësuar për këto dy klube për lincesimin e plotë në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Në ditët në vijim inspektimet do të vazhdojnë për ekipet e tjera që ngjiten nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë. Konnkretisht do të kontrollohen stadiumet e Gramshit dhe të Korabit.

Top Channel