Babai blen bunker që fëmijët të mësojnë në qetësi

19/05/2015 00:00

Katër fëmijët e familjes Stuergess: Brendan, Lauren, Kaitlin dhe Dylan së shpejti do të kenë një ambient të ri për të mësuar. Babai i tyre, Raymond Stuergess në vend që të investonte në ndonjë dhomë studimi në shtëpi, ka preferuar të shpenzojë 20 mijë paund për të blerë një bunker, në mënyrë që fëmijët e tij ta shfrytëzojnë për të mësuar.

Bunkeri që gjendet në Essex, në veri-lindje të Londrës, vetëm disa metra larg shtëpisë së familjes Stuergess, është ndërtuar në fund të viteve ’50, si një bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa është 3.5 metra poshtë tokës.

“Një vend më të mirë se ky për të studiuar fëmijët e mi nuk mund ta kisha kurrë. Ishte edhe një gjë me fat, sepse ne kemi shtëpinë këtu afër. Fëmijët kanë nevojë për qetësi dhe bunkeri është një vend ideal. Jam i sigurt që edhe ata do ta pëlqejnë”, është shprehur Raymond Stuergess.

Fëmijët duhet të presin edhe pak, para se të fillojnë të mësojnë në bunker, pasi Raymond do të investojë për të rregulluar ambientet e brendshme. Ai ka plaanifikuar të ndryshoje pamjen brenda, të krijojë kushte të mira për të mësuar, ndërsa do të kujdeset edhe për hapësirën te hyrja, që është e rrethuar me gjemba.

Bunkeri nuk do të shfrytëzohet vetëm për mësim, pasi Raymond u ka dhënë leje fëmijëve që ndonjëherë të organizojnë edhe festa, sigurisht pasi të kenë marrë nota të mira në shkollë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel