Të shtënat me armë zjarri te “Rruga e Kavajës”, dy të arrestuar

19/05/2015 00:00

Policia ka arritur të arrestojë gjatë orëve të mbrëmjes së të martës personin e dytë, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë te “Rruga e Kavajës”.

Fatmirësisht nga të shtënat, e regjistruar në orët e pasdites së të martës, nuk ka asnjë person të lënduar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se disa orës pas ngjarjes është vënë në pranga shtetasi Ndue Ndou. Ndërsa 21-vjeçari, Eduard Kacolin, nga rrethi i Pukës, u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ishte vënë në ndjekje të dy personave pasi dyshonte se do kryenin një grabitje.

Top Channel