NBA, Warriors fitojnë ndeshjen e parë të finales së Konferencës së Perëndimit

20/05/2015 00:00

Golden State Warriors, të udhëhequr nga Stephen Curry, fituan ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets.

Ndeshja e zhvilluar në ORACLE Arena (Okland, Kaliforni) përfundoi me rezultatin 110-106.

Curry shënoi 34 pikë për Warriors, ndërsa Houston-it nuk i mjaftuan 28 pikët e James Harden.

Në orët e para të ditës së enjte do të luhet ndeshja e parë finale e Konferencës së Lindjes, ajo mes Cleveland Cavaliers dhe Atlanta Hawks.

Top Channel