Malajzia dhe Indonezia bien dakord për strehimin e përkohshëm të emigrantëve

20/05/2015 00:00

Malajzia dhe Indonezia kanë rënë dakord për të strehuar përkohësisht të gjithë emigrantët ilegalë që vijnë nga deti, pas bisedimeve që ministrat e Jashtëm të këtyre dy vendeve mbajtën në Kuala Lumpur.

Pas përfundimit të bisedimeve, ministri i Jashtëm malajzian, Anifah Aman, tha se vendi i tij dhe Indonezia nuk do të largojnë më anijet me emigrantë drejt vendeve të tjera.

“Duhet të ndihmojmë njerëzit, pasi kalojnë kushte të vështira. Duhet t’i pranojmë në brigjet tona”, tha Aman.

Gjithsesi, ai sqaroi se strehimi do të jetë i përkohshëm, me kusht që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në riatdhesimin e tyre brenda një viti.

Top Channel