Falsifikuan pasaportat për në Francë, dy persona nën hetim

20/05/2015 00:00

Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj dy personave për falsifikim pasaportash. Këto dokumente identifikimi më pas janë përdorur në shtetin francez.

Kanë qenë autoritetet franceze që kërkuan verifikimin e pasaportave nga Drejtoria e Krimit Ekonomiko-Financiar.

Burime zyrtare të policisë së Korçës bëjnë të ditur se, V. D., 52 vjeç nga Podgoria. ka ndryshuar gjeneralitetet e pasaportës së I. Q., 65 vjeç, duke ia përshtatur djalit të tij 15-vjeçar.

Edhe një 54-vjeçare me inicialet A.D. nga i njëjti fshat, sipas policisë, ka falsifikuar pasaportën e një 33-vjeçari, duke vendosur gjeneralitetet e vajzës së saj.

Top Channel