Kosova njihet si shtet nga Antigua dhe Barbuda

20/05/2015 00:00

Shteti i Kosovës është njohur nga dy vendet e Karaibeve, Antigua dhe Barbuda. Lajmi konfirmohet nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Njohja e Kosovës nuk ka të ndalur”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Lajm i shkëlqyer! Sapo mora njoftimin zyrtar për njohje nga Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, shkruan më tej Thaçi.

Top Channel