Konferenca e OKB-së për klimën, marrëveshje për të ndalur ngrohjen me dy gradë

20/05/2015 00:00

Për dy ditë me radhë u përgatit në Berlin konferenca e OKB-së për mbrojtjen e klimës, e cila do të mbahet në fund të vitit në Paris.

Në takimin jozyrtar diskutuan 37 ministra nga vende të ndryshme të botës. Shtetet industriale, ato me ekonomi në zgjerim dhe vendet në zhvillim janë dakord në parim, se ngrohja e Tokës me dy gradë – matur nga temperaturat mesatare në fillim të industrializimit – duhet të kufizohet.

Një marrëveshje e re për klimën në botë mund të hyjë në fuqi, vetëm nëse nënshkruhet nga të 195 shtetet.

Në vitin 2009, konferenca e klimës në Kopenhagen përfundoi me grindje dhe ekspertët thonë se katastrofa për mbrojtjen e klimës, siç e cilësojnë ata, nuk duhet të përsëritet në Paris.

Top Channel