PD, Duma: Fond për sigurimet e grave në nevojë

20/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me qindra gra të një biznesi të madh fason në qytet për të folur mbi projektin e punësimit, rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Duma tha se bashkia do të ketë një fond, që do të paguajë sigurimet e të rinjve dhe grave kryefamiljare.

“Për të rinjtë dhe për gratë që e mbajnë familjen të vetme do të ketë një subvencion, një fond për paketën e sigurimeve, në mënyrë që të keni rritje rroge. Punësimi është situata e parë që ne të gjithë duhet të kemi prioritet, sepse papunësia është problem dhe nëna e të gjithë të këqijave”, tha Duma.

Fondi i garancisë do të paguajë paketën e sigurimeve dhe ato para do t’i shtohen rrogës së punonjësve. Duma shtoi se bashkia do të ulë taksat me 30%, duke hapur më shumë mundësi për punësim në Durrës.

Top Channel