Messi: Kampionati është i rëndësishëm, por duam më shumë “Tripletën”
20/05/2015 00:00
Leo Messi ka shprehur dëshirën e tij që titujt e Barcelonës për këtë sezon të mos mbyllen vetëm me kampionatin spanjoll.
Përmes rrjeteve sociale, sulmuesi argjentinas dha mesazhin se klubi katalanas është gati për të bërë “Tripletën”.
“Kampionati është shumë i rëndësishëm, pasi atë e fiton gjithmonë më i miri. Por, kjo skuadër është e pabesueshme dhe ka uri për më shumë. Forca Barça!”, shkroi “Pleshti”.
Barcelona do të luajë finalen e Kupës së Mbretit javën e ardhshme dhe finalen e Champions League më 6 qershor.
Top Channel