Blen një billboard për t’u thënë shokëve që ka kapele të re

20/05/2015 00:00

Njihuni me Curt Oren, një muzikant 23-vjeçar, i cili aktualisht jeton në Minneapolis. Ai është shumë hokatar dhe gjithmonë bën shaka me miqtë e tij.

Ai rrëfen për BuzzFeed se bashkë me mikun e tij, Ben, i erdhi në mendje ideja e një kapeleje që do të quhej “Curt’s New Hat” (Kapelja e re e Curt). Të dy menduan se ishte diçka super e lezetshme. Më pas, Oren bëri një këmishë, ku lajmëronte miqtë se ka blerë një kapele të re.

“Unë ndryshova emrin në Facebook në New Hat. Këtu gjërat filluan të bëhen interesante”, vijon Oren. Ai mori gjithashtu edhe një targë të re për makinën e tij, ku shkruhej “New Hat”.

Por miqtë e Oren nuk menduan se shakaja e tij do të shkonte më tej. Të premten e kaluar, një billboard (stendë afishimi) shfaqej në qytetin e tij, ku shkruhej “A e dini që Curt ka një kapele të re?”. “Bota është shumë më poroze se sa duket. Gjërat që duken statike dhe të pandryshueshme në sipërfaqe (si korporatat e billboard-ëve) mund të kthehen në në shaka gjigante.

Top Channel