PS: Halim Kosova bën premtime që nuk i mban dot

20/05/2015 00:00

Partia Socialiste ka deklaruar se premtimi i vetëm që ka bërë kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ai për ndërtimin e Spitalit Bashkiak, nuk mund të realizohet, pasi e pengon ligji.

“Halimi premton ngritjen e një spitali bashkiak, i vetmi premtim konkret i fushatës së tij. Por, ai harron se Bashkia e Tiranës ka mundësi të ndërtojë një spital bashkiak, aq sa ka mundësi të ndërtojë bazë ushtarake. Ndërtimi i spitalit është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo tregon se Halim Kosova nuk merr vesh nga punët e bashkisë”, tha deputetja Blerina Gjylameti.

Top Channel