Njerëzit e gjatë fitojnë më tepër

20/05/2015 00:00

“Njerëzit e gjatë janë shërbëtorë të njerëzve të shkurtër”, thotë një shprehje, por njerëzit e gjatë fitojnë më shumë se të shkurtërit, – thuhet në kërkimet e fundit.

Pavarësisht se disa studime të mëhershme kanë treguar se njerëzit shtatlartë janë më të mirë në punë ku kërkohet më tepër forcë fizike, tani rezulton se ata janë shumë të aftë edhe në zyrë, duke arritur të fitojnë më tepër se kolegët e tyre më shtatshkurtër.

“The Atlatinc” shkruan se dhjetë ose 12 centimetra diferencë në gjatësi, nënkupton një pagë më të lartë për rreth 9 deri në 15%. Disa kërkime thonë se njerëzit e gjatë fitojnë më shumë, për shkak se kanë vetëbesim më të madh, aftësi sociale më të mira dhe janë më intelegjentë.

Studuesit kërkojnë kohë për të kuptuar pse njerëzit e gjatë fitojnë më tepër, ndërkohë që bazuar në një sondazh, ku ishin përfshirë mbi 1500 femra, rreth 20% e atyre që ishin më të gjata mendonin se trupi i tyre ndikonte të ishin më autoritare në punë, për dallim nga 5% e shtatshkurtrave që e mendonin këtë për vete.

Top Channel