Përplasje ballore veturë-furgon, 3 të plagosur

20/05/2015 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Karbunarë e Madhe tek ish-zdrukthtaria.

Në këtë aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh me 7 persona, me targë “AA 551 DR”, që drejtohej nga shtetasi Jonil Çela, 24 vjeç dhe mjeti tjeter tip “Ford”, me targë “AA 883 FU” me shofer Bardhyl Manko, me detyrë agjent policie i Bashkisë së Lushnjes.

Të dyja mjetet janë përpalsur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, konkretisht dy drejtuesit e mjeteve dhe një nga pasagjerët e furgonit.

Të tjerët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Sipas mjekëve, më i dëmtuari rezulton shtetasi Bardhyl Manko, i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e brinjëve dhe të kraharorit.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Nga hetimet e para doli që të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë zbatuar rregulloren në këtë pjesë të rrugës, duke i zënë kalimin njëri-tjetrit.

Top Channel