Ambasadorja holandeze, në Divjakë për bujqësinë

20/05/2015 00:00

Në zonën e Divjakës, Ambasada Holandeze është duke testuar kultivimin e mjedrës, ose manaferrës së kuqe, frutat e të cilës nuk gjenden në tregun vendas.

Ka qenë vetë ambasadorja holandeze në vendin tonë, Dewi van de Weerd, e cila së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnjë, ka vizituar sipërfaqet e mbjella me mjedër.

Sipas ambasadores, shtimi i sipërfaqeve me këtë kulturë dhe punësimi i sa më shumë familjeve është synimi kryesor që qeveria holandeze ka për zonën e Divjakës.

Për drejtorin e Bujqësisë, Agim Rasa, ky projekt po kryhet përmes kontakteve me fermerë të tjerë nga rrethi i Lushnjës, me qëllim shtimin e sipërfaqeve në kultivimin e kulturave që kërkohen në treg.

Dy hektarë është sipërfaqja e mbjellë me mjedër në Divjake. Frutat janë të gjitha për tregun e Europës perëndimore.

Top Channel