11-vjeçarja që e “qan” këngën e Rona Nishliut

20/05/2015 00:00

Një 11-vjeçare malteze, habiti publikun dhe jurinë rumune të spektaklit “Next Star” me interpretimin e këngës “Suus” të Rona Nishliut.

Christina Magrin zgjodhi këngën me të cilën Shqipëria zuri vendin e pestë në Eurovision, për të konkuruar në gjysmëfinalet e spektaklit të talenteve.

Gjuha dhe vështirësia e këngës nuk kanë qenë problem për 11-vjeçaren. Christine ka kënduar me një shqipe të pastër këngën e Ronës, dhe për më tepër, ka mbajtur mbi supe edhe vështirësinë profesionale që kërkon kënga.

Në fund, vogëlushja është shpërblyer me duartrokitjet e forta e të shumta të publikut, vlerësimin e jurisë dhe kalimin në finalen e spektaklit.

Top Channel