Ina Zhupa: Muzika është eliksiri im

20/05/2015 00:00

Ndonëse karriera e saj është e fokusuar në një tjetër drejtim dhe deri tani ka arritur gjithçka që ka dashur, muzikën e konsideron si pjesë të përditshmërisë së saj.

Ina Zhupa, pedagoge në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nuk mund të bëjë asnjë hap pa dëgjuar më parë muzikën e preferuar.

Sapo mbërrin në zyrë, një këngë në Youtube është hapi i parë që ndjek, dhe më pas dita fillon siç duhet. Ina tregon se ky është një ritual i përditshëm, sepse e bën të ndihet mirë dhe i jep focë për të përballuar sfidat me qetësi.

Muzika nuk e pengon, edhe kur diskuton me kolegët, apo edhe nëse merr një telefonatë të rëndësishme.

Një kënd i zyrës së punës u është kushtuar edhe suvenirëve, që ajo i ka blerë në çdo shtet që ka vizituar. I mban gjithnjë pranë, me qëllim që sa herë t’i shikojë, të ndjehet po aq mirë sa është ndjerë kur ishte në të gjitha ato shtete europiane.

Top Channel