“Lulet më qetësojnë dhe më japin energji pozitive”

20/05/2015 00:00

Është vetëm 20 vjeç dhe deri tani emri i saj është renditur në vendet e para si nxënëse e shkëlqyer.

Aurela Kullolli, vajza nga Ebasani, u shpall një nga 5 maturantet më të mira në Shqipëri në vitin 2013, si dhe u nderua me titullin “E ardhmja e qytetit” nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Megjithatë, ndonëse në pamje të parë duket si një vajzë që u përkushtohet vetëm librave, një orë në ditë ia kushton kujdesit ndaj luleve.

Aktualisht, ajo është studente në vit të dytë në Fakultetin e Mjekësisë. E pavarësisht volumit të leksioneve, Aurela thotë se këtë ritual e vazhdon me të njëjtin intensitet, si atëherë kur jetonte dhe studionte në Elbasan.

Sot ajo jeton larg shtëpisë dhe qytetit të lindjes, megjithatë, ajo sërish e ka gjetur një mënyrë për të kaluar çdo ditë pak kohë me lulet.

Në ballkonin e konviktit ku ajo qëndron, mban vazo me lule, për të cilat kujdeset çdo ditë. Sipas saj, ky ritual është i pashmangshëm dhe e bën të ndihet mirë me veten.

Top Channel