Veliaj shpërndan leje legalizimi në Sauk: Ne i rrijmë mbi kokë punës

20/05/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë pasditen e së mërkurës leje legalizimi në zonën e Saukut.

I pranishëm në këtë event ka qenë edhe shefi i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili është vlerësuar maksimalisht nga Veliaj për punën e bërë me procesin e legalizimeve.

“Drejtori i ALUIZNI-t i rri punës tek koka, prandaj ka ecur mirë procesi i legalizimit këtu. Bashkia nuk bën të njëjtën gjë. Në Sauk, qytetarët paguajnë taksat dhe nuk ka pikë uji. Normal, sepse nëse i pari i punës shkon jashtë shtetit ose tek partia, edhe të tjerët do shkojnë pas tij”, ka deklaruar Veliaj.

Ai ka shtuar se, kjo fushatë duhet të jetë për tema që shqetësojnë qytetarët dhe jo për çështje partiake, sikurse bëjnë sipas tij drejtuesit aktualë të Bashkisë së Tiranës.

Top Channel