Aksident në Korçë, plagoset rëndë 25-vjeçari

20/05/2015 00:00

Një i ri është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e së mërkurës në një fshat të Korçës.

Sipas të dhënave, ngjarja është verifikuar në rrugën e fshatit Shën Gjergj, ku një automjet ka përplasur një motor, duke plagosur rëndë personin që e drejtonte, një i ri 25-vjeçar.

Burime nga policia bënë me dije se drejtuesi i automjetit është identifikuar si shtetasi Zhulian Koroveci, 35 vjeç, i cili është shoqëruar në ambjentet e komisariatit përkatës.

Si pasojë e përplasjes, i lënduari, me inicialet A.F, ka marrë plagë dhe goditje të shumta në kokë, ndaj është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Bluzat e bardha konfirmojnë se gjendja e tij është e rëndë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia tha se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit.

Top Channel