Kosovë, debate për reformën në arsimin e lartë

20/05/2015 00:00

Në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka vazhduar të mërkurën debati publik për projektligjin e arsimit të lartë dhe atë për profesionet e rregulluara.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami theksoi se me këtë projektligj synohet një reformë efikase në shumë aspekte për këtë nivel arsimor, e cila do të ngrejë cilësinë në arsim dhe në menaxhim e sektorit.

“Kemi nevojë për një ligj, i cili duhet të sigurojë standarde cilësore në arsimin e lartë, të përcaktojë autonominë akademike dhe financiare të universiteteve, të bazuar në një proces të plotë të decentralizimit dhe bartje të vendimmarrjes tek njësitë sa më të vogla akademike”, ka thënë Bajrami.

Ky projektligj, sipas ministrit, vendos standarde të larta për ato institucione që do të gëzojnë statusin e universitetit, ndërsa do të forcojë rolin e Senatit, organ të cilit i janë dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike.

Top Channel