Jahjaga pret nënsekretarin e OKB-së: Serbia të heqë strukturat ilegale

20/05/2015 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën në një takim nënsekretarin e OKB-së për misione paqësore, Herve Ladsous, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, dialogun me Serbinë, etj.

Presidentja Jahjaga tha se, Kosova është e përkushtuar që të zbatojë vendimet e marra me shumicë votash të Kuvendit për krijimin e Gjykatës Speciale, sepse kështu do të përmbyllej një kapitull të rëndë, që nuk gjykon luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Por nga ana tjetër, ajo tha se Republika e Serbisë duhet të heqë dorë nga mbështetja e mëtejshme e strukturave ilegale në pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe të ndihmojë qytetarët e komunitetit serb që të integrohen në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës.

Nga ana e tij, nënsekretari i OKB-së, Ladsous i vlerësoi arritjet në vitet e fundit në Kosovë dhe shfaqi interesin e tij për zhvillimet në vend dhe rajon.

Top Channel