Përmet, ndalohet një grup me klandestinë; pranga udhërrëfyesit

20/05/2015 00:00

Policia në Përmet ka ndaluar pasditen e së mërkurës një grup emigrantësh klandestinë që po tentonin të kalonin kufirin, për të arritur më pas në vendet e BE-së.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave uniformat blu kanë vënë në pranga udhërrëfyesin e klandestinëve. Ky i fundit, i identifikuar si Arben Topoviti, akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prej vitesh, që nga nisja e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe disa vendeve afrikane, Shqipëria është kthyer në një aks të rëndësishëm të kalimit tranzit të njerëzve që braktisin shtëpitë për t’iu larguar luftimeve.

Top Channel