Vlorë, aksion në 5 fshatra, asgjesohen 600 bimë narkotike

20/05/2015 00:00

Policia e Vlorës, gjatë një kontrolli të ushtruar këtë të mërkurë në disa fshatra të rrethit, ka zbuluar 14 parcela me rreth 600 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, të cilat janë asgjesuar të gjitha.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se operacioni i policië u shtri në fshatrat Risili, Vllahimë, Armen, Penkovë dhe Lapardha.

Në zonat në fjalë janë gjetur respektivisht 30, 20, 100, 24 dhe 410 bimë narkotike, të cilat arrinin gjatësi që varionin nga 15 deri në 80 centimetra lartësi.

Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për kapjen e pronarëve të parcelave të mbjella dhe deri tani ka identifikuar atë të parcelës në fshatin Risili, shtetasin Selim Habilaj, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Burimet policore saktësojnë më tej se asgjesimi i bimëve u bë përmes zjarrit.

Top Channel